Ndërtuan pa leje në Valbonë e bjeshkë, 2 në kërkim

Ndërtuan pa leje në Valbonë e bjeshkë, 2 në kërkim

15:41, 07/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dy persona janë shpallur në kërkim ndërsa 5 procedohen në gjendje të lirë pasi akuzohen se ndërtuan pa leje, në zona të mbrojtura dhe në zona të ndryshme të Tropojës

Komisariati i Policisë Tropojë, gjatë kontrolleve dhe verifikimeve në terren, për 2 ditë me radhë, ka evidentuar dhe goditur 7 raste të kësaj paligjshmërie.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve shpallën në kërkim shtetasit:

S. B., 47 vjeç, banues në fshatin Gegaj, pasi në bjeshkën e “Ujzës” ka ndërtuar objekt pa lejen e organeve kompetente.

A. D., banues në Tiranë, pasi në bjeshkët e lagjes “Malaj”, Valbonë (zonë e mbrojtur), po ndërtonte një objekt pa leje. Në gjendje të lirë u procedua edhe babai i tij, shtetasi S. D.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

G. K. dhe S. A., banues në Tropojë, pasi në bjeshkët e “Sylbicës” kanë ndërtuar objekte pa lejen e organeve kompetente.

P. Gj., banues në Pukë, pasi në fshatin Breg Lumi ka kryer punime ndërtimi pa lejen e organeve kompetente.

K. H., banues në fshatin Viçidol, pasi në vendin e quajtur bjeshkët “Rrëzë Shkëlzenit”, po ndërtonte një objekt pa lejen e organeve kompetente.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Denonco