Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 16-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

VIDEO/ Vatër e madhe zjarri në Bërdicë, hetim për shkaqet

20:53, 01/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

 

Një vatër e madhe zjarri është shfaqur pasditen e kësaj të hënë në zonën e Bërdicës në Shkodër.

Materialet e përfshira nga flakët kanë qenë mbetje tekstile dhe për pasojë është krijuar një vatër e madhe zjarri dhe re toksike tymi, e cila ka mbuluar zonën dhe është ndjerë deri në qytetin e Shkodrës.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëses, punonjësit e policisë dhe të Bashkisë Shkodër.

Pas rreth 1 ore është bërë i mundur izolimi i vatrës së zjarrit, ndërkohë policia po heton në lidhje me shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco