Një 30-vjeçar nga Shkodra, që ishte shpallur i zhdukur në maj, u gjet i vdekur në Spanjë.
Trupi i Miklovan Danajt u gjet në bregun e Marbellës. Sipas mediave spanjolle, të afërmit e tij morën një telegram që konfirmonte vrasjen dhe i paralajmëronte të mos e kërkonin.
Zhdukja e tij u raportua si në Spanjë, ashtu edhe në Shqipëri, dhe vendndodhja e tij ishte e panjohur.
LEXO EDHE: Zhduket bosi shqiptar i drogës në Spanjë, dyshohet se është ekzekutuar nga bandat
Ka dyshime se Danaj ishte i përfshirë në trafikun e kokainës. Guardia Civil ka nisur një hetim në Marbella. Deri tani nuk ka pasur arrestime, dhe autoritetet nuk kanë dhënë informacion mbi rrethanat konkrete se si u gjet trupi i tij.
Hetimi është ende i hapur dhe autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të mos shpërndajnë mesazhe ose informacione të pakonfirmuara që lidhen me rastin./alSoldelaCosta
© SYRI.net