Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha konferencë për shtyp

Ndryshime te ‘Rrugorja’ e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Ndryshime te ‘Rrugorja’ e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

17:47, 01/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Neritan Buzi do të jetë shefi i ri i Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë.

Lorenc Shehu, i cili ishte i komanduar në detyrë është larguar, duke i lënë vendin Buzit.

‘Rrugorja’ e kryeqytetit ka qenë një repart që ka pasur shumë ndryshime, pasi fillimisht u drejtua nga Roven Zeka, i cili u largua pas arrestimit nga SPAK.

Më pas në vend të tij u komandua Lorenc Shehu.

Tashmë drejtimin e ka marrë Neritan Buzi, i cili më parë ka qenë shef i komisariatit të Himarës dhe në qershor u transferua në doganën e Qafë Botës. /A2

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco