Lajmi i fundit

Përplasje fizike në sallën e Gjykatës së Posaçme, të pandehurit konfliktohet brenda kafazit të xhamit

Shpëtohen 3 shtetas që rrezikuan të mbyteshin në det, pasi skafi i tyre pësoi defekt gjatë lundrimit

Shpëtohen 3 shtetas që rrezikuan të mbyteshin në det, pasi skafi i tyre pësoi defekt gjatë lundrimit

14:35, 27/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Mbrëmjen e djeshme, pas njoftimit të marrë nga Salla Operative e DRKM Vlorë, shërbimet e Policisë Kufitare organizuan menjëherë punën për t’i shkuar në ndihmë një mjeti lundrues skaf në zonën Grame-Brisanit. 

Pas kërkimeve, u bë i mundur lokalizimi i skafit që kishte pësuar defekt teknik dhe po përmbytej.

Në bord ndodheshin 3 shtetas, të cilët u morën dhe u shoqëruan me mjetin lundrues të Policisë Kufitare, drejt bregut, në gjendje të mirë shëndetësore.      

Pavarësisht përpjekjeve të shërbimeve të Policisë Kufitare për ta tërhequr dhe për ta nxjerrë skafin në breg, ai u fundos në det. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco