Lajmi i fundit

Përplasje fizike në sallën e Gjykatës së Posaçme, të pandehurit konfliktohet brenda kafazit të xhamit

Zjarri dogji kabinën elektrike të pallatit shumëkatësh në Lushnje, flasin banorët: Një grua me fëmijën u nxorrën nga dritarja

Zjarri dogji kabinën elektrike të pallatit shumëkatësh në Lushnje, flasin banorët: Një grua me fëmijën u nxorrën nga dritarja

10:34, 27/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Prag tragjedie në një pallat në bllokun e banimit në lagjen Çlirimi në bulevardin e palmave në Lushnje. 

Djegia e kabinës elektrike të pallatit mbrëmjen e së martës (26 gusht)  ka shkaktuar panik dhe minuta të tëra ankthi.

Ndërhyrja e zjarrfikësve, forcave të rendit dhe vetë familjarëve ka shmangur përshkallëzimin e situatës.

Nga tymi i dalë nga djegia e kabujve elektrike 4 persona kanë marrë ndihmë në spitalin e Lushnjes dhe janë larguar në banesë gjatë orëve të vona të mbrëmjes. 

Nga zjarri nuk ka dëme në asnjë banesë, por vetëm tymi që ka lënë një aromë mbytëse ende edhe këtë mëngjes.

Banorët tregojnë momentet e panikut por që fatmirësisht nuk pati dëme në jetë njerëzish apo edhe dëme në banesa.

"Zjarri tek kabina elektrike. Në fillim dëgjuam kërcitjet dhe më pas flaka e tymi deri lart. Unë jam në kat të nëntë. Isha poshtë kur ra zjarri. Një që ishte me fëmijë të vogël e nxorrën nga dritarja. E ëma mori oksigjen. Deri vonë qëndruam jashtë.  Kabina është shkrumbuar" thotë një banore

Këtë mëngjes një grup pune nga OSSHE ka shkuar përsëri për të verifikuar dëmet në pallatin ku ende nuk është kthyer energjia elektrike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco