EMRI/ Arrestohet në Athinë shqiptari i kërkuar nga Interpol për tentativë vrasje

EMRI/ Arrestohet në Athinë shqiptari i kërkuar nga Interpol për tentativë vrasje

10:27, 27/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga autoritetet greke mbrëmjen e 25 gushtit, në një operacion të zhvilluar nga skuadra DIAS e policisë greke në zonën e Kalitheas.

Në pranga ka rënë 35-vjeçari Fatjon Shabanaj, i cili ishte shpallur në kërkim nga Interpol Tirana për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas autoriteteve shqiptare, Shabanaj akuzohet për një ngjarje të ndodhur në maj të vitit 2021 në fshatin Poshnjë të Beratit, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi Iljaz Ismailaj. Viktima kishte mbërritur në Shqipëri vetëm një ditë më parë nga Anglia.

Autoritetet po punojnë për ekstradimin e të arrestuarit drejt Shqipërisë, ku do të përballet me drejtësinë për akuzat që rëndojnë mbi të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco