Lajmi i fundit

Përplasje fizike në sallën e Gjykatës së Posaçme, të pandehurit konfliktohet brenda kafazit të xhamit

Zjarri në Pishë-Poro vihet nën kontroll, nën monitorim vatrat aktive brenda pyllit

Zjarri në Pishë-Poro vihet nën kontroll, nën monitorim vatrat aktive brenda pyllit

08:33, 27/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Vatra e zjarrit në pyllin e të Poros në fshatin Akërni të Vlorës është vënë në kontroll.

Sipas informacioneve, flakët masive janë shuar, por mbeten nën monitorim disa vatrave aktive në brendësi të pyllit, ku vijon djegia e trungjeve. Bëhet gjithashtu me dije se forcat zjarrfikëse janë në terren dhe po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit.

Kjo vatër zjarri ka qëndruar aktive për dy ditë rresht dhe zona ranore ndërlikoi situatën për ndërhyrje nga toka. Flakët morën përmasa të mëdha duke sjellë dëme të shumta në bimësinë e zonës. 

Ministria e Mbrojtjes theksoi se 3 automjete zjarrfikëse me 12 efektivë, 4 forca AdZM dhe 10 forca bashkiake ndodhenin në zonë. Në mbështetje të forcave në terren kanë fluturuar nga Baza e Kuçovës katër helikopterë, dy të Forcës Ajrore shqiptare dhe dy të Emirateve të Bashkuara Arabe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco