Lajmi i fundit

Përplasje fizike në sallën e Gjykatës së Posaçme, të pandehurit konfliktohet brenda kafazit të xhamit

Shpërthim tritoli në Fushë Kuqe, policia kujtohet pas më shumë se 16 orësh të raportojë ngjarjen

Shpërthim tritoli në Fushë Kuqe, policia kujtohet pas më shumë se 16 orësh të raportojë ngjarjen

20:50, 26/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

 

Një shpërthim i fuqishëm tritoli ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Fushë Kuqe.

Por policia është kujtuar pas më shumë se 16 orësh të raportojë ngjarjen, ndërsa shprehet se janë duke hetuar për të dokumentuar veprimet.

Njoftimi i Policisë së Kurbinit:

Kurbin/Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Gurëz, Fushë Kuqe.

Me marrjen e njoftimit se rreth orës 04:20, në portën e jashtme të murit rrethues të shtetases M. D, alias M. B.,në fshatin Gurëz, Fushë Kuqe, ishte hedhur një sasi e vogël lënde plasëse e dyshuar artizanale, shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, së bashku me grupin hetimor.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe territorit përreth, rezultoi se porta e murit rrethues të banesës ishte dëmtuar lehtë nga shpërthimi i lëndës plasëse, e dyshuar artizanale.

Në vijim të veprimeve, grupi hetimor gjeti në rrugë, në afërsi të banesës, disa gëzhoja në dukje të vjetra, të cilat u sekuestruan dhe administruan në cilësinë e provës materiale.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet e thelluara hetimore për sqarimin e rrethanave, identifikimin e autorit/ve dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco