Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha paraqitet në SPAK

Në kërkim ndërkombëtar për kultivim të bimëve narkotike, dy vëllezër shqiptarë arrestohen në Itali

Në kërkim ndërkombëtar për kultivim të bimëve narkotike, dy vëllezër shqiptarë arrestohen në Itali

14:29, 26/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dy vëllezër shqiptarë janë arrestuar në Itali me qëllim ekstradimin në Shqipëri. 

Bëhet fjalë për shtetasit Erion dhe Klodjan Hoti.

-Erion Hoti alias Erion Lamallari, 35 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Durrësit që në janar 2022. Ai akuzohet për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Sipas hetimeve, më 7 shkurt 2021, në bashkëpunim me persona të tjerë, ai ka grabitur me dhunë një automjet, një shumë parash dhe një celular në ambientet e një fabrike qumështi. Gjithashtu, ka ndihmuar të fshihej një shtetas i shpallur në kërkim për kalim të paligjshëm të kufirit.

-Klodjan Hoti, 31 vjeç, i dënuar nga Gjykata e Dibrës në korrik 2020 me 4 vite e 4 muaj burg për “Kultivim të bimëve narkotike”. Ai ishte kapur në flagrancë në vitin 2019 brenda një sere në Martanesh, ku kultivonte fidanë narkotikë në 1324 gota plastike. Nga dënimi, i mbeteshin edhe 1 vit, 6 muaj e 15 ditë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet një tjetër fazë e operacionit të koduar “The Wanted”, si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me partnerët, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar. 

Në kuadër të operacionit “The Wanted”, kapen në Itali dhe arrestohen me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 2 shtetas (vëllezër). 

Si rezultat i sigurimit të informacionit nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe i shkëmbimit të tij, në kohë reale nëpërmjet Interpol Tiranës, me Policinë italiane, janë lokalizuar dhe kapur në Itali dhe janë arrestuar me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 2 shtetas shqiptarë (vëllezër) të shpallur në kërkim ndërkombëtar.         

-E. H. alias E. L., 35 vjeç. Gjykata e Durrësit, në muajin janar 2022, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Ai akuzohet se në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, më datë 07.02.2021, ka vjedhur me dhunë, një automjet, një shumë parash dhe një celular, në ambientet e një fabrike qumështi. Gjithashtu, ka ndihmuar të fshihej shtetasin H.H, i shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve"; 

K. H., 31 vjeç. Gjykata e Dibrës, në muajin korrik 2020, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike". Në vitin 2019, shtetasi K. H. është kapur në flagrancë brenda një sere në Martanesh, ku kishte kultivuar fidanë narkotikë në 1324 gota plastike. Nga dënimi, këtij shtetasi i kanë mbetur për të vuajtur dhe 1 vit, 6 muaj e 15 ditë. 

Interpol Tirana dhe Interpol Roma po kryejnë procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve, në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco