Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha paraqitet në SPAK

S'heq dorë nga vesi/ 22 vjeçari në arrest, dilte nga shtëpia të shiste drogë në Velipojë

S'heq dorë nga vesi/ 22 vjeçari në arrest, dilte nga shtëpia të shiste drogë në Velipojë

12:55, 26/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 22 vjeçar shkelte masën e ‘arrest shtëpie’ për të dalë dhe shitur doza me kanabis në Velipojë.

I riu u arrestua në flagrancë.

Policia konstatoi shtetasin F. G., duke qarkulluar me automjet, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Shkodrës, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest shtëpie’ për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e tij u gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak dhe doza të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë arrestuan në flagrancë shtetasin F. G., 22 vjeç, banues në fshatin Pulaj, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco