Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha paraqitet në SPAK

EMRI/ Trafik armësh nga Kosova në Shqipëri, në kërkim prej tre muajsh, arrestohet 41-vjeçari në Lezhë

10:29, 26/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 41-vjeçar është arrestuar nga Policia në qytetin e Laçit, pasi ishte shpallur në kërkim për trafikim armësh.

Ai u kap si rezultat i një operacioni të organizuar nga shërbimet e DVP Lezhë.

Shtetasi i identifikuar si Ritvan Keqi, ishte në kërkim prej disa muajsh, pasi dyshohet se është përfshirë në një rrjet që trafikonte armë nga Kosova drejt Shqipërisë.

Arrestimi i tij lidhet me operacionin e koduar “Puzzle”, ku më parë janë sekuestruar 14 armë zjarri.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, shërbimet e Seksionit të Mbështetjes Operacionale të Hetimit, në DVP Lezhë, si rezultat i një pune të mirorganizuar, kapën dhe vunë në pranga shtetasin: 

R. K., 41 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga DVP Tiranë, në kuadër të operacionit të koduar “Puzzle”, i zhvilluar rreth 3 muaj më parë, për goditjen e trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri. Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 14 armë zjarri.  

Veprimet e tjera procedurale për shtetasin R. K. do të kryhen nga DVP Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco