Të tjera detaje zbulohen nga aksidenti tragjik në Sarandë që u mori jetën dy motrave 20 dhe 22 vjeçe mbrëmjen e 24 gushti.
I riu Kevin Nora që drejtonte mjetin që u përplas me makinën e dy motrave mësohet se po drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Burimet bëjnë me dije se pasi i është nënshtruar testit të alkoolit, 23-vjeçari ka rezultuar i dehur dhe tashmë është arrestuar.
Po ashtu, mësohet se 23-vjeçari ka qenë duke lëvizur me shpejtësi me mjetin e tipit Audi kur ai është futur në parakalim duke dalë në korsinë në të cilën po udhëtonin dy vajzat.
Dy mjetet janë përplasur kokë më kokë dhe aksidenti rezultoi tragjik për dy motrat Elvisa dhe Rozina Dhimaku të cilat humbën jetën. Ndërkohë, pasagjerja Antonela Zhupa 24 vjeçe, e cila udhëtonte me dy motrat, është në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Traumës.
© SYRI.net