Aksidenti tragjik në Sarandë – Delvinë! Mjeti ku udhëtonin dy motrat 20 vjeçare u përplas nga Audi i 23 vjeçarit! Rëndë mikja e tyre (Pamje)

21:40, 24/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Identifikohen viktimat e aksidentit tragjik të ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Sarandë – Delvinë.

Dy motra, të moshës 22 dhe 20 vjeçe humbën jetën pasi makina me të cilën udhëtonin, “Lancia”, u përplas nga automjetin tip “Audi” i drejtuar nga një 23  vjeçar. 

Viktimë ka mbetur Ela Dhimaku, 22 vjeçe, drejtuese e mjetit, dhe Rezi Dhimaku, 20 vjeçe, pasagjere, informon gazetarja e Syri.Tv.

Dy vajzat janë nga fshati Kopaçeza, bashkia Delvinë. Ndërsa pasagjerja tjetër në këtë automjet, shtetasja Antonela Zhupa, 24 vjeçe, ka mbetur e dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Pularia”, rreth orës 20:15.

Gazetarja e Syri Tv sjell pamjet e para nga vendi ku ndodhi aksidenti i rëndë.

Forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes.

 

Delvinë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 20:15, në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, shtetasi K. N., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, është përplasur me automjetin tip “Lancia”, me drejtuese shtetasen E. Dh.

Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën drejtuesja e automjetit “Lancia”, shtetasja E. Dh., 22 vjeçe, së bashku me pasagjeren shtetasen R. Dh., 20 vjeçe, ndërsa pasagjerja tjetër në këtë automjet, shtetasja A. Zh., 24 vjeçe, ka mbetur e dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco