Marjola Nakoleci ishte mama e 4 fëmijëve, të moshës 18, 16, 13 dhe 6 vjeç. Në një video të publikuar nga protothema.gr duket momenti kur njëra prej vajzave të viktimës, - duhet të jetë vajza e madhe- e ulur në gjunjë qan teksa sheh gjakun në hyrje të pallatit ku jetonte familja në Volos të Greqisë. Më pas merr të motrën dhe hyjnë brenda në apartament.
Vajza më e madhe, në një deklaratë për gegonotanews, tha se prindërit kishin konflikte të shpeshta. “Këtë mëngjes, kur ishim të gjithë në shtëpi, ata nisën përsëri një sherr. Papritur, babai mori thikën dhe e goditi mamanë në qafë dhe në shpinë. Nuk e di pse grindeshin, por ai ishte shumë xheloz ndaj saj. Madje për një periudhë kohore ajo e kishte larguar nga shtëpia”, tregoi e bija.
Pasi kreu vrasjen autori, Pandeli Nakoleci u largua nga vendi i ngjarjes dhe autoritetet kanë nisur një operacion për kapjen e tij. 40-vjeçari që punonte në ndërtim vrau bashkëshorten e tij 36-vjeçare me një thikë, ndërkohë që në muajin qershor ai ishte shtruar në një klinikë psikiatrike.
Katër fëmijët e çiftit, të moshës 6 deri në 18 vjeç, kanë qenë dëshmitarë të tragjedisë.
Sipas informacioneve të protothema.gr, nuk ekzistonte një histori e dokumentuar dhune në familje, megjithatë autori ishte përdorues droge dhe në qershor kishte tentuar vetëvrasje.
Në njoftimin e policisë theksohet se 40-vjeçari është akuzuar më parë, ndër të tjera, për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe shkelje të ligjit për narkotikët, ndërsa më 28-06-2025, me urdhër të prokurorit, ishte dërguar për ekzaminim psikiatrik dhe ishte shtruar për trajtim.
© SYRI.net