Vrau gruan, nënë e 4 fëmijëve në Volos të Greqisë, daja thirrje nipit të dorëzohet: Është i sëmurë

17:19, 22/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Banorët e Volosit në Greqi janë të shokuar nga krimi në familjen shqiptare. Pandeli Nakoleci, 40 vjeç vrau bashkëshorten e tij Marjola Nakoleci mëngjesin e sotëm. Ngjarja ndodhi para orës 11:00 ndërsa ka qenë vajza e çiftit e cila ka telefonuar autoambulancën për të kërkuar ndihmë dke thënë se i ati e kishte goditur me thikë të ëmën në apartamentin e tyre në rrugën Konstanta.

Oficerët e policisë që mbërritën në vendngjarje gjetën trupin e pajetë të gruas në hyrje të pallatit, me plagë në qafë dhe në brinjë. Pranë saj ndodheshin tre nga fëmijët e familjes, dy vajza 16 dhe 6 vjeçare dhe një djalë 13 vjeç. Sipas dëshmive të tyre, prindërit kishin debatuar ashpër që prej mëngjesit.

Kur 36-vjeçarja vendosi të largohej nga shtëpia, bashkëshorti e ndoqi duke mbajtur në dorë një mjet të mprehtë, që dyshohet se ishte thikë. Ai e arriti në hyrje të pallatit dhe e goditi disa herë. Gruaja, nënë e katër fëmijëve të moshës 18, 16, 13 dhe 6 vjeç, humbi jetën vetëm pak metra larg derës së apartamentit të saj.

Autori i krimit ka një të shkuar të rëndë kriminale dhe psikiatrike. Mësohet se më 28 qershor 2025 ai ishte shoqëruar nga policia në repartin psikiatrik të Spitalit të Përgjithshëm të Volosit për një ekzaminim pas një tentative vetëvrasjeje. Mjekët kishin vendosur se kishte nevojë për shtrim dhe ai kishte qëndruar në spital.

Edhe daja i autorit me banim në Korçë, Jetnor Lumani pranon se nipi i tij kishte qenë i kartelizuar. Ai i bën thirrje 40 vjeçarit të dorëzohet.

“Atë e bëri si të tërë, e bëri për mirë a për keq ai aq kuptovi aq bëri. Ne e morëm vesh nga televizori dhe u detyruam që erdhëm tek motra jonë. Ne nuk dimë asnjë gjë, nipi përderisa e bëri këtë gjë e bëri me vetdije nuk e bëri pa vetdije. Kanë patur apo jo probleme nuk e di.

Nëse nipi më sheh unë i them që të dorëzohet, të tregoj për cfarë arsye e bëri duke mos ulur kështu as kokën e fëmijëve.  Po është e vërtet ka patur probleme të shëndetit mendor se ketu ne Shqipëri njihet që ka marrë kemp, ka qenë i kartelizuar” thotë ai.

Lexo dhe: Autori përdorues droge, dy muaj më parë tentoi...

E shkuara kriminale

Edhe e kaluara e tij kriminale është e ngarkuar. Në nëntor 2024 ai ishte arrestuar për dëbim administrativ, ndërsa në vitin 2019 ishte ndaluar dy herë nga policia për posedim droge. Më herët, në vitin 2018, ishte dënuar me një vit burg për dëshmi të rreme, ndërsa në vitin 2020 kreu një dënim prej katër vitesh e gjysmë për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik droge. Aktiviteti i tij kriminal daton që nga viti 2013, kur u arrestua për falsifikim dhe hyrje të paligjshme në vend, me gjykatën që e shpalli "shtetas të padëshirueshëm".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Denonco