'Djemtë duhen mësuar të mos vrasin'/ Rrëfimi prekës i banorit të Divjakës pas ngjarjes së rëndë që la viktimë një 32-vjeçar

11:02, 20/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje e rëndë tronditi sot qytetin e Divjakës, ku si pasojë e një konflikti mes dy familjeve, ka humbur jetën një 32-vjeçar.

Sipas burimeve zyrtare, viktima është shtetasi Besmir Kumria, ndërsa autori i dyshuar i vrasjes është Xhesion Toromeni. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një përplasjeje të ashpër për një kanal vaditës në një fshat të zonës, ku familjet kishin pasur konflikte të mëparshme.

LEXO EDHE: EMRAT/ Vrasja në Divjakë, arrestohet autori 25-vjeçar, u zunë për një kanal...

Nga hetimet paraprake, rezulton se konflikti për tokat dhe përdorimin e kanalit vaditës ka qenë i vazhdueshëm dhe është përshkallëzuar deri në përdorimin e armës nga Toromeni, duke lënë të vdekur Kumrin.

Në lidhje me ngjarjen ka folur edhe një banor i zonës, Kasem Targjini, i cili jeton prej 35 vitesh në Divjakë:

“Kanë pasur konflikte për tokat, për punë vaditjeje, dhe nuk e kanë zgjidhur dot. Ky ka qenë shkaku. Për gjë tjetër nuk e di. Familjet kanë qenë të rregullta. Ata janë të ardhur nga Gramshi, njëri është nga Poliçani, tjetri nga një fshat i Gramshit. Kanë vite që jetojnë këtu dhe kanë qenë të rregullt në të gjitha drejtimet. Djemtë varen nga prindërit, e këta duhet t’i mësojnë të mos vrasin, t’i mësojnë rregullat njerëzore, se konfliktet duhen shmangur. Kjo është një ngjarje mjaft e rëndë. Këtu ka pasur gjithmonë tronditje, por kjo e sotmja është tragjike. Mos na ndodhtë më.”

Policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa autori është shpallur në kërkim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco