EMRAT/ Vrasja në Divjakë, arrestohet autori 25-vjeçar, u zunë për një kanal...

EMRAT/ Vrasja në Divjakë, arrestohet autori 25-vjeçar, u zunë për një kanal...

08:53, 20/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Divjakë.

Mësohet se si pasojë e një konflikti, ka humbur jetën një 32-vjeçar.

Autori, pas krimit mësohet se është arratisur nga vendngjarja, por më pas u kap nga policia.

Autori i vrasjes dyshohet se është shtetasi Xhesion Toromeni.

Ndërsa, viktimë ka mbetur Besmir Kumria.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi Xh. T. e ka vrarë shtetasin B. K., pasi familjet e tyre kanë pasur konflikte të vazhdueshme për një kanal vaditës në fshat.

Njoftimi:

Divjakë

Goditi m thikë një shtetas, i cili për pasojë humbi jetën; pas veprimeve të shpejta dhe profesionale të Policisë u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar.

Pas vrasjes, autori u largua, por u kap pas disa orësh ndjekjeje nga shërbimet operacionale të DVP Fier.

Gjatë mesnatës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Kryekuq një shtetas i paidentifikuar kishte hyrë në një lokal dhe kishte goditur me mjet prerës shtetasin B. K., 32 vjeç (i cili ishte në shoqërinë e miqve të tij), shkuan menjëherë në adresën e dhënë.

U ngrit grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i ndjekjes së pandërprerë nga forcat operacionale të DVP Fier, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në Polici i autorit të dyshuar, shtetasit Xh. T., 25 vjeç, banues në Kryekuq, i cili do të arrestohet për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi Xh. T. e ka vrarë shtetasin B. K., pasi familjet e tyre kanë pasur konflikte të vazhdueshme për një kanal vaditës në fshat.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco