Viktima: Erald Xhejo
Në fshatin Zvirinë të Maliqit, familja Xhejo ka hapur dyert e mortit. Do të përcjellin sot për në banesën e fundit djalin e tyre Eraldin vetëm 14 vjeç.
Ëndrrat iu prenë me thikë nga një bashkëmoshatar i tij, edhe ai 14 vjeç por nga një fshat tjetër, Leminot.
Miq e bashkëfshatarë, të veshur me të zeza shkojnë t'i qëndrojnë pranë prindërve për të përballuar këtë mort. Janë të shokuar, ndërsa Eraldin do e kujtojnë si djalin e urtë e të edukuar, ‘djalin kapedan’
Sipas raportit të ekspertizēs mjeko- ligjore,vdekja e 14 vjeçarit ka ardhur si pasojë e një goditje të vetme me thikë në zemër. Plaga ka qenë fatale dhe i mituri ka humbur jetën brenda pak minutash në vendin e ngjarjes, informon Syri.net
Ndërkohë policia ende nuk ka marrë në pyetje autorin e dyshuar, 14 vjeçarin Enedio Guri i cili qëlloi për vdekje me thikë bashkëmoshatarin e tij. Gazetarja e Syri TV, Sidorela Xhomaqi informon se i mituri ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike, çfarë ka penguar deri tani marrjen ne pyetje nga grupi hetimor.
Pritet që dëshmia të merret gjatë orëve të ditës së sotme, në prezencë të avokatit, psikologut dhe familjarëve.
Ndaj tij rëndon akuza e vrasjes me dashje.
Pas krimit, autori ka tentuar tē largohet me makinë,ndërsa xhaxhai i tij ka marrë nga vendi i ngjarjes thikën me tē cilën u krye vrasja, e ka larë dhe më pas e ka fshehur,duke penguar hetimet.
Ku ndodhi vrasja?
Vrasja ndodhi pasditen e 14 gushtit 2025, në një lokal në fshatin Pirg, që ndodhet mes dy fshatrave ku banonte viktima dhe autori, pra fshati Leminot dhe Zvirinë.
Të arrestuarit
Sipas një njoftimi për shtyp të policisë mësohet se për këtë krim janë vënë në pranga tetë persona. Mes të arrestuarve janë autori Enedio Guri, 14 vjec babai dhe xhaxhai i tij Edison dhe Roland Guri. Gjithashtu në pranga janë vënë edhe katër të mitur dhe një 34-vjeçar Flori Çela, i cili ishte i pranishëm gjatë konfliktit mes dy adoleshentëve dhe ka ndihmuar autorin të largohej nga vendi i ngjarjes.
Enedio Guri autori 14 vjeç
Edison Guri - Babai i 14 vjeçarit
Roland Guri - xhaxhai i 14 vjeçarit
Flori Çela - i pranishëm gjatë sherrit
4 të mitur, banues në fshatin Zvirinë, për veprat penale "Moskallëzimi i krimit"
© SYRI.net