Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 15-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Vrasja e Eraldit 14 vjeç/ ‘Pse më shikon!’ Detajet e sherrit në lokal, autori i mitur kishte thikën me vete! Konflikti nisi një vit më parë

Vrasja e Eraldit 14 vjeç/ ‘Pse më shikon!’ Detajet e sherrit në lokal, autori i mitur kishte thikën me vete! Konflikti nisi një vit më parë

09:24, 15/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Konflikti mes dy adoleshentëve që përfundoi në vrasjen e Erald Xhejos ka nisur një vit më parë, mëson gazetarja e Syri  Tv.

Ditën e djeshme, 14 gusht 2025, ata janë takuar rastësisht në lokalin e fshatit Pirg të Maliqit.

Të dyja palët kanë qënë të shoqëruar me shokët e tyre të cilët pas veprimeve hetimore  u arrestuan për veprën penale moskallëzim i krimit dhe veprime që pengojnë të vërtetën.

Mësohet se konflikti i dy adoleshentëve, Eraldit nga fshati Zvirinë dhe Enedio Gurit nga fshati Leminot ka nisur rreth 1 viti më parë dhe ka qënë pikërisht takimi i rastësishëm dje i cili ka nisur me fjalë të tipit “pse më shikon”  që çoi në përdorimin e thikës që 14 vjeçari posedonte.

Policia ka arrestuar babain dhe xhaxhain, përkatësisht Edison Guri dhe Roland Guri pasi akuzohen se kanë fshehur thikën, si dhe 34 vjeçarin Flori Çela, i pranishëm gjatë sherrit.

Të arrestuarit
Enedio Guri autori 14 vjeç
Edison Guri - Babai i 14 vjeçarit
Roland Guri - xhaxhai i 14 vjeçarit 
Flori Çela - i pranishëm gjatë sherrit 
4 të mitur, banues në fshatin Zvirinë, për veprat penale "Moskallëzimi i krimit"  
Lexo dhe:  Armë dhe mesazhe kërcënuese: Çfarë postonte në rrjete sociale vrasësi i bashkëmoshatarit në Maliq

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco