Delvinë/ Flakët shumë pranë banesave të fshatit, situata e rrezikshme! Syri TV sjell pamjet

Delvinë/ Flakët shumë pranë banesave të fshatit, situata e rrezikshme! Syri TV sjell pamjet

10:53, 13/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Situata në zonën e Delvinës vazhdon të jetë kritike, me flakë të mëdha që po afrohen shumë pranë shtëpive të banimit, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe pronat e banorëve.

Pamje të reja të siguruara nga gazetari Fatjon Gjinaj në orën 10:40 tregojnë përhapjen e zjarrit shumë pranë zonave të banuara, duke nxjerrë në pah rrezikun e madh që po përballen qytetarët.

Syri TV ka publikuar këto pamje, të cilat kundërshtojnë deklaratat zyrtare të qeverisë që minimizon situatën. Sipas raportimeve dhe pamjeve të transmetuara, gjendja është alarmante dhe kërkon ndërhyrje urgjente për të shmangur tragjedi.

LEXO EDHE: Delvina e rrethuar nga flakët/ Syri TV sjell pamjet, zjarret vijojnë të jenë aktive në periferi! Dëmet janë të mëdha (FOTO + VIDEO)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco