Delvina e rrethuar nga flakët/ Syri TV sjell pamjet, zjarret vijojnë të jenë aktive! Dëmet të mëdha, ka banesa të djegura (FOTO + VIDEO)

10:32, 13/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Situata  në Devlinë vijon të mbetet kritike. Syri TV sjell pamjet e paradites së sotme kur flakët janë përhapur në një sipërfaqe të mëdha në periferi të qytetit. 

Delvina është e rrethuar nga male të pyllëzuara me pemë gështenjë e dëllinjë e zjarret janë të vështira për tu shuar për shkak të terrenit të vështirë, ndërsa temperaturat e larta dhe era e bën më të lehtë përhapjen e flakëve. Edhe sipërfaqe të mëdha me ullishte janë nën flakë

"Me dhjetra mijëra ha ullishte që digjen e shkrumbohen. Ka momente ku flakët janë tepër të fuqishme në periferi të Delvinës" informon gazetari  i Syri Tv, Fatjon Gjinaj ne oren 10:40.

Zjarrfikëset, policia dhe ushtria janë pranë puseve të naftës të cilat u rrezikuan seriozisht dje. 

Autoritetet vendore informojnë se deri tani janë djegur 4 banesa,  por nga pamjet që ka siguruar Syri.Tv  Dëmet duket që do të jenë më të mëdha.

"Ende nuk shoh ndonjë helikopter duke flutuar' thotë gazetari i Syri TV në një moment ndërkohë ministria ka shpërndarë informacion se dy helikopterë janë angazhuar për shuarjen e flakëve në këtë qytet. 

“Delvina u dogj e tëra. Të zinte tmerri. Na ngelën djemtë në mes të flakës. Delvinën  e lanë pas dore që me ndarjen territoriale. Mjerë ne që jetojmë në Delvinë” tha një banore për Syri Tv. 



Ajo tregoi se kanë qenë vetë ata që kanë arritur ta shpëtojnë shtëpinë e tyre e jo zjarrfikësit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Denonco