Lajmi i fundit

LIVE/ Marshimi kilometrik i protestuesve, kërkohet dorëheqjen e Ramës

U rrëzuan në zonën malore të Qerretit, gjenden dy turistet holandeze

U rrëzuan në zonën malore të Qerretit, gjenden dy turistet holandeze

22:20, 02/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dy shtetase nga Hollanda, që po eksploronin zonën malore të Qerretit në Pukë, u përballën me vështirësi pasi humbën rrugën dhe u rrëzuan në terrenin e vështirë.

Pasi është bërë një njoftim për rastin, janë organizuar kërkime në zonë për lokalizimin dhe ndihmën e tyre. Pas disa orësh, turistet janë gjetur në një zonë të thellë malore. Njëra prej tyre, e identifikuar si K. D., kishte pësuar dëmtime të lehta, për shkak të një rrëzimi gjatë ecjes në terren të pjerrët.

Ngjarja ndodhi në një nga zonat e cila frekuentohet nga turistët që eksplorojnë Alpet shqiptare, ndërkohë që rasti ngre sërish shqetësimin për orientimin, sinjalizimin dhe sigurinë e shtigjeve në zonat e thella malore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco