Dy persona janë shoqëruar në policinë e Vlorë si autorë të dyshuar të plagosjes së ndodhur mbrëmjen e sotme.
Ngjarja u shënua në lagjen ‘Pelivan Leskaj’
Dy persona janë plagosur me mjet prerës dhe janë transportuar në spital. Syri.net publikon videon e momentit kur policia shoqëron me forcë njërin prej tyre ndërsa ai bënte rezistencë.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti. Në vendngjarje eshte gjetur dhe thika
© SYRI.net