Lajmi i fundit

LIVE/ Marshimi kilometrik i protestuesve, kërkohet dorëheqjen e Ramës

I dënuar për trafik droge në Itali/ Shqiptari s'i shpëton burgut edhe pasi ndryshoi mbiemrin

I dënuar për trafik droge në Itali/ Shqiptari s'i shpëton burgut edhe pasi ndryshoi mbiemrin

18:45, 02/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

 Një 28-vjeçar shqiptar i cili ishte në kërkim prej dy vitesh, është në pranga në Itali nga oficerët e Stacionit të Policisë Duino Aurisina.

I riu, i cili ishte dënuar me tre vjet burg dhe një gjobë prej 12,500 eurosh për trafik droge në Milano në shtator 2023, ishte arratisur nga arresti shtëpiak më 15 dhjetor të po atij viti.

Pas arratisjes së tij, i riu u kthye në Shqipëri dhe ndryshoi mbiemrin e tij, një procedurë e lejuar sipas ligjit shqiptar, shkruajnë mediat italiane. Kështu, pasi përfundoi procesin, ai u kthye në Itali me dokumente dhe një identitet të ri. 

Ai u ndalua në autostradën pranë San Giovanni di Duino, gjatë një kontrolli rrugor të zakonshëm. Pas përfundimit të procedurave të zakonshme, ai u dërgua në burgun e Coroneos, ku do të vuajë pjesën e mbetur të dënimit, dy vite, nëntë muaj e 14 ditë, sipas vendimit të Gjykatës së Milanos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco