Lajmi i fundit

LIVE/ Marshimi kilometrik i protestuesve, kërkohet dorëheqjen e Ramës

EMRI/ Plagosi 7 herë me thikë nënën e tij, vihet në pranga 26-vjeçari në Maqellarë! Ngjarja ndodhi pas një konflikti mes tyre

EMRI/ Plagosi 7 herë me thikë nënën e tij, vihet në pranga 26-vjeçari në Maqellarë! Ngjarja ndodhi pas një konflikti mes tyre

18:05, 02/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 26-vjeçar në Maqellarë, i cili plagosi ditën e sotme më thikë nënën e tij, është arrestuar nga policia. 

Në pranga është vënë i riu Itles Sula. Sipas informacioneve zyrtare policore, ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti për motive të dobëta. 

Ndërkohë 50-vjeçarja e plagosur u transportua me urgjencë drejt Tiranës, ndodhet në spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, thikën e përdorur nga i riu.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre, ku 25-vjeçari Iltles Sula, i cili ka përfunduar studimet e larta por ishte ende i papunë, ka goditur me mjet prerës nënën e tij 48-vjeçare, N.Sula, drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare në Pocest.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Maqellarë/Dibër

Plagosi me mjet prerës (thikë), nënën e tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, se në fshatin Pocest, Maqellarë, kishte ndodhur një konflikt në familje, menjeherë kanë shkuar në adresën e marrë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi I.S., 26 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), nënën e tij shtetasen N.S., 50 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.

Mjeti prerës (thikë), është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco