Një zjarr ka rënë sot në Tiranë. Raportohet se zjarri është pranë një pikë karburanti në zonën e Yzberishtit.
Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit, ndërsa siç shihet edhe në foton e mësipërme tymi ka mbuluar zonën.
Nuk dihet ende se çfarë mund ta ketë shkaktuar zjarrin apo nëse ka persona të lënduar.
© SYRI.net