Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 14-të e protestave kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

EMRI/ Bulqizë, qarkullonte me armë zjarri pistoletë në automjet, arrestohet 20-vjeçari

EMRI/ Bulqizë, qarkullonte me armë zjarri pistoletë në automjet, arrestohet 20-vjeçari

10:05, 02/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia pasi u kap duke qarkulluar në automjet me pistoletë me municion luftarak.

Në pranga ka rënë i riu Orgest Grrica  20 vjeç, banues në fshatin Peshk, Njësia Administrative Martanesh., i cili u kap teksa udhëtonte me kamionçinë tip “Benz”, në aksin rrugor Krastë – Bulqizë.

Gjatë kontrollit në automjetin e tij policia gjeti të fshehur 1 armë zjarri pistoletë tip “Zastava”, me një krehër me 10 fishekë.

Arma, municioni dhe automjeti i 20-vjeçarit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi:

Në vijim të aksioneve policore me objektiv identifikimim dhe ndalimin e shtetasve që lëvizin të armatosur, duke rrezikuar sigurinë publike dhe jetën e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në kuadër të operacionit “Krasta”, goditën një rast të armëmbajtjes pa leje.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi O.G., 20 vjeç, banues në fshatin Peshk, Njësia Administrative Martanesh.

Gjatë kontrollit në automjetin tip “Benz”, kamionçinë, që drejtonte ky shtetas, në aksin rrugor Krastë – Bulqizë, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur 1 armë zjarri pistoletë tip “Zastava”, me një krehër me 10 fishekë.

Arma, municioni dhe automjeti i 20-vjeçarit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco