Lajmi i fundit

LIVE/ Marshimi kilometrik i protestuesve, kërkohet dorëheqjen e Ramës

EMRI/ Hapte kapakët e pusetave dhe vidhte kabujt elektrikë të rrugëve, arrestohet ‘skifteri’ në Durrës

EMRI/ Hapte kapakët e pusetave dhe vidhte kabujt elektrikë të rrugëve, arrestohet ‘skifteri’ në Durrës

09:39, 02/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia e Durrësit në kuadër të operacionit “Light” njofton se ka vënë në pranga shtetasin Amaraldo Vezi.

Nga veprimet hetimore, shpjegon policia,  dyshohet se ky shtetas është autor i një sërë vjedhjesh të kabujve elektrikë, të ndodhura në zona të ndryshme të qytetit, në territorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

NJOFTIMI

Durrës / Finalizohet operacioni policor i koduar “Light”

Vidhte kabujt elektrikë të ndriçimit të rrugëve, duke lënë disa segmente rrugore pa ndriçim, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Light”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit A. V., 35 vjeç, banues në Durrës.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është autor i një sërë vjedhjesh të kabujve elektrikë, të ndodhura në zona të ndryshme të qytetit, në territorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtyre ngjarjeve, si dhe për identifikimin e vjedhjeve të tjera të mundshme të kryera nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco