Detaje nga aksidenti tragjik në Borsh/ Një nga të plagosurit në gjendje të rëndë, dërgohet me helikopter tek Trauma

Detaje nga aksidenti tragjik në Borsh/ Një nga të plagosurit në gjendje të rëndë, dërgohet me helikopter tek Trauma

16:23, 30/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dy persona janë plagosur rëndë dhe dy të tjerë humbën jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur sot në zonën e Borshit. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës, ku njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.

Mësohet se drejtuesi i mjetit, Myfit Qejvani, ka pësuar frakturë të hapur në këmbën e djathtë, me hemorragji dhe shembje në trup. Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, ai do të transportohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Ndërkohë, pasagjeri tjetër në furgon, Petrit Kapllanaj, ka marrë vetëm dëmtime të lehta (shembje) dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai po merr trajtim mjekësor në spitalin e Sarandës.

Nga aksidenti kanë humbur jetën dy persona, Kastriot Mehmeti, 60 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, Donika Mehmeti (Proda). Për shkak të dëmtimeve të rënda dhe vështirësive në nxjerrjen e trupave nga mjeti tip furgon, konstatimi i vdekjes së tyre është bërë me vonesë në vendngjarje.

Kastriot Mehmeti ishte i njohur në zonën e Sarandës për aktivitetin e tij në tregtimin e peshkut në restorante, ndërsa bashkëshortja e tij, Donika, ishte infermiere në Spitalin e Sarandës dhe shpesh shoqëronte të shoqin për ndihmë.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave e drejtuesit të mjetit, që drejtohej nga Myfit Qejvani. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco