Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha paraqitet në SPAK

SYRI TV/ Fier, tentohet të vidhet Kisha e Shën Nikollës

15:42, 30/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kisha e Shën Nikollës në Vajkan të Fierit është bërë sërish objekt i një tentative grabitjeje. Disa persona kanë tentuar të vjedhin arkën e kishës, por ngjarja është konstatuar në kohë nga kujdestari i saj, i cili ka njoftuar menjëherë policinë.

Përfaqësuesi i Metropolisë së Apollonisë dhe Fierit pranë Kishës së Shën Gjergjit, At Dhimitër Lloshi, shprehet se kjo nuk është hera e parë që tentohet të vidhet objekti i kultit dhe e cilëson ngjarjen si një sinjal shqetësues për sigurinë e vendeve të shenjta në këtë zonë. Ai kërkon zbardhjen e plotë të rastit dhe marrjen e masave parandaluese.

Edhe banorët e Vajkanit konfirmojnë se kjo nuk është tentativa e parë për të vjedhur kishën dhe kërkojnë më shumë vëmendje dhe siguri për objektet fetare, të cilat, sipas tyre, janë jo vetëm vend lutjeje, por edhe pjesë e trashëgimisë shpirtërore të komunitetit.

Policia ka nisur hetimet për verifikimin e rastit dhe identifikimin e autorëve që kanë tentuar të vjedhin arkën e kishës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco