Pamjet nga vendngjarja/Tragjedia në Borsh - Viktimë shoferi i furgonit bashkë më gruan e tij

15:14, 30/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Borsh.

Syri tv mëson, se rreth orës 14:20 në aksin rrugor Borsh - Plazh mjeti tip fugon Benz Vito me targa AA 052 NV është përplasur me mjetin Foristradë Benz me targa AB 637 CX ku si pasojë ka gjetur vdekjen në vend drejtuesi i fugonit shtetasi Kujtim Mehmeti 60 vjeç së bashku me bashkëshorten.

Drejtuesi i foristradës shtetasi Myfit Qejvani dhe pasagjeri janë transportuar me ambulancë për ndihmë mjeksore në spitalin e Sarandës.

Në vendgjarje vijojnë të ndodhen forca te shumta policie.

Njoftimi i policisë:

Borsh/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 14:20, në rrugën e Borshit, janë përfshirë në një aksident rrugor një automjet tip “Benz” me një mjet të llojit furgon. Si pasojë e përplasjes, kanë humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i furgonit, shtetasi K. M., rreth 60 vjeç, dhe një pasagjere në këtë mjet, e cila dyshohet të jetë bashkëshortja e tij, punohet për identifikimin e saj.

Gjithashtu, janë dëmtuar dy shtetasit që ndodheshin në automjetin tip “Benz”, konkretisht drejtuesi i mjetit, shtetasi M. Q., dhe pasagjeri, shtetasi P. A., të cilët po transportohen në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco