Tetë administratorë të pikave të këmbimit valutor në Elbasan janë në procedimpenal pasi akuzohen se fshihnin të ardhurat që përfitonin nga këmbimi i valutave.
Policia ka ndërmarrë një operacion të koduar “The Script” gjatë të cilit janë ushtruar kontrolle në disa subjekte për këmbimin e valutave (exchange), në qytetin e Elbasanit. Nga kontrollet rezultoi se administratorët e 8 subjekteve të tilla nuk deklaronin të ardhurat që përfitonin.
"Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar rreth 54 000 000 lekë në valuta të ndryshme (lekë, euro, dollarë amerikanë, franga zvicerane, paund britanik, lira turke etj), dhe 1 armë sportive pistoletë me fishekë manovër, që u gjet gjatë kontrollit në subjektin e shtetasit A. T" informoi sot policia e Elbasanit.
U referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për administratorët e 8 subjekteve, shtetasit: K. B., 65 vjeç, S. T., 56 vjeç, I. I., 64 vjeç, R. T., 59 vjeç, A. T., 66 vjeç, E. Z., 22 vjeç, N. B., 37 vjeç dhe Z. B., 40 vjeç, të gjithë banues në Elbasan.
© SYRI.net