Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha paraqitet në SPAK

Aksident i frikshëm në aksin Durrës-Tiranë, makina përplaset me trafikndarësen

Aksident i frikshëm në aksin Durrës-Tiranë, makina përplaset me trafikndarësen

10:25, 30/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Durrës-Tiranë, ku një mjet Volkswagen Golf 6 është përplasur me trafikndarësen, e cila ka hyrë në pjesën e përparme, deri pranë sediljeve.

Pamjet janë publikuar nga portali “JOQ Albania” dhe dëshmitarët kanë raportuar se barriera mbrojtëse është lënë në gjysmë nga kompania ndërtuese, duke rrezikuar seriozisht jetën e qytetarëve.

Fatmirësisht, shoferja ka shpëtuar pa lëndime, por ngjarja që mund të kishte përfunduar në një tragjedi të rëndë ka ngritur shqetësim për sigurinë e këtij segmenti që prej muajsh i është nënshtruar rikonstruksionit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco