Një 41-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës, pasi ka kanosur fqinjin e tij duke qëlluar me armë zjarri në fshatin Dobraç. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, pas marrjes së njoftimit, organizuan menjëherë veprimet operacionale për kapjen e autorit dhe zbardhjen e ngjarjes.
Si rezultat, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi S. J., 41 vjeç, banues në Dobraç. Nga hetimet paraprake dyshohet se për motive të dobëta, ai ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tokës me qëllim kanosjen e fqinjit të tij, shtetasit A. K.
Gjatë kontrollit, policia sekuestroi edhe armën e zjarrit, një pistoletë që dyshohet se u përdor në këtë rast.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme ligjore.
© SYRI.net