Theu legenin në burg, ‘lirohet’ Roven Zeka, shefi i Rrugores nuk çlirohet nga akuzat

Theu legenin në burg, ‘lirohet’ Roven Zeka, shefi i Rrugores nuk çlirohet nga akuzat

10:36, 14/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Shefi i Policisë Rrugore Roven Zeka ka fituar lirinë, pas arrestimit të tij disa kohë më parë nën akuzën e korrupsionit.

Ndryshimi erdhi pasi në ambientet e burgut ai ka thyer legenin dhe në të tilla kushte është vlerësuar ndryshimi i masës.

Gjykata e Posaçme ka liruar nga qelia Roven Zekën duke e çuar në arrest shtëpie.

Gazetari i Syri tv Fatjon Gjinaj njofton se, vendimi erdhi pas ekspertizës mjekësor për të përcaktuar gjendjen shëndetësore të ish-shefit të komisariatit rrugor të Tiranës, mbi kërkesën e bërë nga ky i fundit për tu liruar nga qelia për shkak se ka dëmtuar legenin pasi është rrëzuar në paraburgim. 

Zeka dyshohet nga SPAK për korrupsion lidhur me procedurat për një aksident. Më herët masa e arrestit në burg u la në fuqi nga apeli i GJKKO ndaj tij dhe oficerit Edison Tabaku ndërsa shefi i hetimit të aksidenteve Sokol Novaku u lirua në arrest shtëpie për shkak të rrethanave familjare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco