Sipërmarrësi 63-vjeçar Ibrahim Kruja është arrestuar pas denoncimit të lideri të opozitës, Sali Berisha, se në Voskopojë kishte ndërtuar struktura betoni pa leje.
Por për sipërmarrësin Kruja ka edhe akuza të tjera të rënda në lidhje me sipërmarrjet e tij në ndërtim, pasi në zonën e Daias, Tiranë, biznesmeni ka ndërtuar një sërë objektesh banimi, por duke u grabitur tokën banorëve të zonës.
Sipas denoncimit të ardhur në redaksinë e SYRI-t, sipërmarrësi Ibrahim Kruja është në gjyq me disa familje pronare në Daias, pasi i ka grabitur tokën dhe ka ndërtuar në tokë të tyre.
Deri më tani SPAK dhe prokuroria, këto vite kanë mbyllur sytë ndaj denoncimeve të banorëve…Instancat e drejtësisë së re duhet të reagojnë ndaj grabitjes së tokës nga 'investitorë' të tillë, të cilët grabisin tokat e qytetarëve të ndershëm dhe i kthejnë ato në burim të ardhurash të paligjshme.
Mesa duket hallet e biznesmenit Ibrahim Kruja sapo janë hapur dhe beteja me drejtësinë sapo ka filluar.
© SYRI.net