Lajmi i fundit

‘Korigjimi i padrejtësisë të lobuar nga Rama-Soros’/ Berisha: Mirënjohje administratës Trump dhe çdo demokrati shqiptar…

Loja me telefon i kushton shtrenjtë, shqiptari kapet duke trafikuar drogë në Itali

Loja me telefon i kushton shtrenjtë, shqiptari kapet duke trafikuar drogë në Itali

10:44, 13/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Karabinierët e panë të shqetësuar 24-vjeçarin duke luajtur me telefonin dhe e mbajtën nën vëzhgim.

Në momentin që shiti dozën për 30 euro të përdoruesi, i vunë prangat. Gjykata e lë në arrest shtëpie, kërkon gjykim të shkurtuar. I sekuestrohen dhe 700 euro cash.

Menjëherë e mbajtën nën vëzhgim dhe e nënshtruan të riun në një kontroll fizik, sapo ai i shiti dozën e radhës për 30 euro një përdoruesi, në orët e vona të natës.

Nga kontrolli arritën të zbulonin 20 doza me kokainë në trup, mjet dhe më pas në banesën ku qëndronte. Gjithashtu si provë u sekuestruan edhe 700 euro cash që dyshohet se janë fitime nga aktiviteti i paligjshëm.

Policia tha se ai po qëndronte në një dhomë hoteli, nga ku bënte biznesin e tij ilegal, informon media italiane.

Shqiptari u vendos në paraburgim, ku në një seancë mase sigurie të përshpejtuar u la në arrest shtëpie nga gjykata, deri në fund të procesit që do bëhet me procedurë të shkurtuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco