Vrasja e Gentian Bejtjas/ Kush është autori i dyshuar me tre emra/ FOTO

Vrasja e Gentian Bejtjas/ Kush është autori i dyshuar me tre emra/ FOTO

10:53, 20/03/2024
A+ Aa A-

5 ditë nga ekzekutimi mafioz i Gentjan Bejtjas, në fshatin Larushkë të Fushë Krujës, Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona, si të dyshuar. Në një njoftim zyrtar për mediat, policia thotë se në pranga kanë rënë Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi alias Ilir Mançellari 41-vjeç dhe Edison Haxhiu, 30 vjeç.

Ilir Brahimi akuzohet si një prej autorëve të vrasjes së Bejtjas, ndërsa Edison Haxhiu është personi që siguroi kushtet për të kryer vrasjen e 42-vjeçarit.

Por si arriti policia të binte në gjurmët e autorëve?

Kështu, sipas njoftimit, policia thotë se pasi qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të Bejtjas, në serën që ndodhej në oborrin e shtëpisë së tij, autorët u larguan në aksin rrugor Larushkë-Thumanë dhe pas kalimit të mbikalimit të Fushë-Krujës u kthyen majtas, duke djegur makinën e tyre në fshatit Hasan, aty ku dhe u gjet më pas nga hetuesit.

Ishte analizimi i kamerave të sigurisë që bëri të mundur identifikimin e një makine tjetër. Bëhej fjalë për një Golf, në pronësi të të arrestuarit Edison Haxhiu e që përdorej edhe nga Ilir Brahimi. Pikërisht ky automjet dyshohet se u përdor për t’u larguar pas djegies së makinës së përdorur në vrasje dhe u bë shkak për shoqërimin e pronarit të tij, e më pas të një prej autorëve të dyshuar.

Më pas, policia ushtroi kontroll në shtëpinë e Ilir Brahimit. Atij iu gjetën dy armë zjarri, fishekë, radiomarrëse, si dhe një pasaportë e kartë identiteti me shtetësi kosovare.

“Gjatë kontrollit të banesës së Ilir Brahimit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me mbishkrimin VALTER me tetë fishekë, një armë zjarri e markës BENELLI e cila mbahej me lejen e organeve të policisë, një brez me njëzet e nëntë fishekë arme zjarri, pesë pajisje si ato të radiove marrëse-dhënëse me mbishkrimin MIDLAND XT70, një pasaportë e Republikës të Kosovës në emër të shtetasit Kosovar B. A., e dyshuar e falsifikuar pasi fotografia është e ngjashme me fotografinë e shtetasit Ilir Brahimit, një kartë identiteti e Republikës të Kosovës në emër të shtetasit Kosovar B. A., e dyshuar e falsifikuar pasi fotografia është e ngjashme me fotografinë e shtetasit Ilir Brahimit, dy aparate celular të markës iPhone dhe një aparat celular i markës SAMSUNG”.

Policia thekson se të gjitha provat e administruara i janë nënshtruar ekzaminimeve kriminalistike dhe janë siguruar elemente provash me perspektivë për hetimin e mëtejshëm të ngjarjes.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco