Masakra e shqiptarëve në Frosinone, Zaka pranon krimin/ Ja akuzat që përballet

Masakra e shqiptarëve në Frosinone, Zaka pranon krimin/ Ja akuzat që përballet

17:18, 10/03/2024
A+ Aa A-

Mikea Zaka, 33-vjeçari i arrestuar si autor i dyshuar i vrasjes së Kasem Kasmit, 27 vjeç, krim i ndodhur në Frosinone (Itali) do të përballet me akuzën e vrasjes dhe tre tentativa vrasjeje.

Sipas mediave italiane, hetuesit kanë identifikuar edhe tre personat e tjerë që ndodheshin me të dhe janë shpallur në kërkim.

Qitësi Mikea Zaka ka qëlluar të paktën 10 plumba, njëri prej të cilëve vrau në vend një 27-vjeçar, me plumb në gjoks.

Policia sekuestroi automjetin me të cilin grupi i sulmuesve kishte mbërritur në qendër të Frosinones. Zeka e ka pranuar krimin, duke thënë se ka pasur një debat të vjetër me 27-vjeçarin për një vajzë. Ai thotë se kur katër shqiptarët e tjerë janë afruar te tavolina, menjëherë janë sulmuar me fjalë dhe ka nisur sherri. Në atë moment 23-vjeçari ka marrë armën dhe ka qëlluar drejt tyre, “për vetëmbrojtje”.

Në një deklaratë të Policisë së Frosinones thuhet se mbrëmjen e djeshme, 9 mars 2024, rreth orës 19:20, stafi i Zyrës së Parandalimit të Përgjithshëm dhe Shpëtimit Publik dhe Skuadra Fluturuese e Shtabit të Policisë Frosinone ndërhynë në zemër të qendrës së qytetit Ciociaria, në një vend të njohur në zonë ku, pak më herët ishin raportuar të shtëna me armë zjarri me persona të plagosur.

Në vendngjarje u konstatua prania e një të plagosuri rëndë, i cili ndërroi jetë pak kohë më pas, i një shtetasi shqiptar 27 vjeç dhe tre bashkatdhetarë të tjerë, të cilët gjithashtu u qëlluan me armë zjarri; ndërhyrja e personelit shëndetësor ishte e nevojshme për të gjithë.

Me këtë rast, policët e Skuadrës Fluturuese, pasi kanë parë pamjet e videove të sistemeve të vëzhgimit të biznesit dhe qytetit, kanë konstatuar se tre personat e plagosur dhe i ndjeri kishin mbërritur në vendngjarje në këmbë, pasi kishin parkuar mjetet në përdorim të tyre, pranë kafenesë.

Siç është rikonstruktuar nga hetuesit, të katërt iu afruan një tavoline ku tashmë ishin ulur bashkëkombas të tjerë, njëri prej të cilëve, ka nxjerrë një armë zjarri dhe ka qëlluar disa herë në drejtim të anëtarëve të grupit që sapo kishte mbërritur..

Sipas policisë, autorët u identifikuan nga kamerat e sigurisë. Në vijim sqarohet se Skuadra Fluturuese arriti të gjejë vendndodhjen e autorit të dyshuar, i cili, duke u ndjerë i rrethuar, u shfaq pranë zyrave të Komisariatit të Policisë i shoqëruar nga avokati i tij. Me këtë rast ai i është nënshtruar marrjes në pyetje nga prokurori i gatshëm.

Në fund, 23-vjeçari  u arrestua me akuzën e vrasjes dhe vrasjes së trefishtë, mbetur në tentativë, ndërsa ndodhet në burgun e Frosinones.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco