VIDEO/ Shpërthimi në Lushnjë, deputeti në gjendje të rëndë

16:53, 01/03/2024
A+ Aa A-

Është rënduar bilanci i të plagosurve nga shpërthimi i fuqishëm në ambientet e një kompanie ndërtimi në qytetin e Lushnjes.

Nga ajo që raportohet deri tani, një person ka mbetur i vdekur, i identifikuar nga gazetarët si shtetasi Landi Muça, ndërsa 10 të tjerë kanë mbetur të plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë.

Shpërthimi dyshohet se ka ndodhur në momentin që një vinç, gjatë punës për ndërtimin e një kapanoni, ka prekur telat e shtyllës së tensionit të lartë.

Mes të plagosurve është edhe deputeti i Partisë Socialiste Bujar Çela, i cili është pronar i biznesit ku ndodhi shpërthimi. Mësohet se Çela është transportuar në spital dhe ndodhet në sallën e operacionit ku po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Gjendja e tij shëndetësore raportohet se është e rëndë por e qëndrueshme.

Sakaq,  katër punëtorët e tjerë të plagosur rëndë janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Njoftimi:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 16:05 në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Plasmasit", në një kapanon në ndërtim dyshohet se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm.

Si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën shtetasi L. V., dhe janë plagosur 8 shtetas mes tyre dhe deputeti B. Ç., të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore.

Menjëherë nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe Komisariati i Policisë Lushnjë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco