Shpërthimi në Lushnje/ Dyshohet një viktimë dhe katër të plagosur, mes tyre dhe deputeti

16:21, 01/03/2024
A+ Aa A-

Një shpërthim i fortë ka ndodhur ditën e sotme në Lushnje. Si pasojë e këtij shpërthimi raportohet për një viktimë dhe disa të plagosur.

Gjithashtu theksohet se katër persona kanë mbetur të plagosur, mes të cilëve është edhe deputeti Bujar Çela ku është transportuar në spital ku edhe po merr trajtim mjekësor.

Sipas informacioneve paraprake gjatë punimeve viçi ka prekur shtyllën e tensionit të lartë dhe për pasojë është shkaktuar edhe shpërthimi.

Njoftimi:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 16:05 në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Plasmasit", në një kapanon në ndërtim dyshohet se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm.

Si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën shtetasi L. V., dhe janë plagosur 8 shtetas mes tyre dhe deputeti B. Ç., të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore.

Menjëherë nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe Komisariati i Policisë Lushnjë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco