Lajmi i fundit

VIDEO/ Veliajn e presin me protesta në SPAK: O hajdut, o hajdut!

120 shishe me pije alkoolike në autobus, arrestohet 36-vjeçari

120 shishe me pije alkoolike në autobus, arrestohet 36-vjeçari

09:52, 12/02/2024
A+ Aa A-

Shërbimet e Policisë Kufitare të Portit të Durrësit kanë goditur në hyrje të vendit një rast të tentativës për të kontabanduar produkte, për të cilat paguhet akcizë.

Për këtë rast është arrestuar 36-vjeçari me iniciale E.P., si dhe është proceduar ne gjendje të lirë 55-vjeçari me iniciale I.G., të dy banues në Shkodër. Nga kontrolli në autobusin në pronësi të 36-vjeçarit që kishte drejtues të dytë alternativ 55-vjeçarin, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 120 shishe me pije alkoolike dhe produkte të tjera të dyshuara të kontrabanduara.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori, ku nisën procedimet në gjendje të lirë për shtetasit A. R., 50 vjeç dhe E. H., 35 vjeç, të dy banues në Durrës. Nga kontrolli në automjetin fuoristrade tip “Nissan” që drejtonte shtetasi A. R. dhe ku ishte pasagjer 35-vjeçari, në një hapësirë të përshtatur nën kroskot, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 20 000 euro të padeklaruara konform ligjeve në fuqi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco