'Kështu ma dha truri'/ Ky është personi që kishte 'burgosur' gruan në Tiranë

'Kështu ma dha truri'/ Ky është personi që kishte 'burgosur' gruan në Tiranë

10:58, 06/02/2024
A+ Aa A-

Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë sot, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, të cilën e mbante të mbyllur dhe e monitoronte me kamera të instaluara brenda shtëpisë në Kodër Institut.

Sipas burimeve per Syri TV, mësohet se Asqeri Mandri ishte kthyer prej 6 muajsh nga Gjermania dhe vetëm pas kthimit kishte nisur të monitoronte me kamera të gjitha ambientet e shtëpisë.

Në çdo dhomë kishte vendosur nga 3 kamera në kënde të ndryshme, përfshirë edhe ambientet jashtë.

Mandri vijon të jetë i papunë që pas kthimit nga Gjermania, ndërsa fillimisht ka tentuar të pengojë për të punuar edhe bashkëshorten, e cila fillimisht për 2 javë nuk ka shkuar në punë prej xhelozisë.

Në deklarimet e tij, Mandri është shprehur se i monitoronte se "kështu ma dha truri".

Ndërkohë bashkëshortja deklaron para hetuesve se pas kthimit nga Gjermania ka shfaqur shenja të theksuara xhelozie dhe gjithë kohën e shante duke e akuzuar edhe për tradhti.

Çifti ka 4 fëmijë, të cilët bashkë me nënën kanë rënë pre e dhunës së vazhdueshme.

Denoncimin në polici e ka kryer bashkëshortja, e cila ka kërkuar ndihmë dhe agjentët e Komisariatit nr. 3 kanë gjetur shtëpinë të monitoruar me kamera.

Nderkohë burimet thanë se edhe vëllaiiI tij rezulton i dënuar për dhunë në familje. Ne pamjet e kamerave të sigurisë shfaqet 34-vjecari, i cili në momente të ndryshme teksa luante me fëmijët, ngrihej dhe ushtronte dhunë ndaj gruas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco