‘Babai nuk kishte për qëllim ta vriste, por…’/ Avokati i Tarellarit: Kur 18-vjeçarja i tregoi të atit kush ishte abuzuesi…

‘Babai nuk kishte për qëllim ta vriste, por…’/ Avokati i Tarellarit: Kur 18-vjeçarja i tregoi të atit kush ishte abuzuesi…

13:21, 22/01/2024
A+ Aa A-

Avokati i Fatmir Tarellarit, Mihalis Vasilikos, ka zbuluar detaje të reja në lidhje me krimin në Volos, ku babai 50-vjeçar vrau kunatin e tij Erjon Pelivani, pasi kishte abuzuar për 9 vite me vajzën e tij dhe e kishte kërcënuar me video intime në këmbim të parave.

Avokati, në emisionin ‘Me zemër të hapur’ në Neës24, të moderatores Evis Ahmeti, tha se klienti i tij nuk donte që të vriste Erjon Pelivanin, por që ky i fundit t’i pranonte akuzat e vajzës së tij.

Ai gjithashtu tha se vajza fillimisht ka refuzuar të tregonte se kush ishte autori, por me ndihmën e një psikologeje 18-vjeçarja ka treguar dhe është marrë vesh se bëhet fjalë për Erjon Pelivanin, të dy janë ndjerë keq psikologjikisht.

Intervista:

Si e keni njohur zotin Tarellari?

Zoti Tarellari banon në një fshat në Volos, dhe kemi miqësi të përbashkët. Nuk e njihja më parë, por vetëm kur ndodhi ngjarja.

Çfarë ndodhi konkretisht?

Babai dëgjoi rrëfimin e vajzës dhe ajo i tregoi se autori e kërcënonte, dhe se do t’i publikonte videot intime. I bënte shantazh.

Si u paraqit në zyrën tuaj?

Vajza si fillim nuk ka pranuar që të tregojë emrin e autorit. Por më pas në prani të një psikologeje dhe në prani të avokatit, ajo e tregoi emrin. Gjendja emocionale e të dyve, e vajzës dhe Fatmirit ishte e renduar. Ngjarja u mësua të hënën dhe vrasja ndodhi të mërkurën. Në datën 7 nuk ka ndodhur gjë. Në 8 u paraqitën në zyrën e avokatit. Në datën 8 vajza nuk pranoi që të tregonte se kush është autori. Në 9 në mëngjes e ka pranuar. Babai nuk kishte qëllim që të kryente një vrasje me dashje, por që të pranohej nga autori ato që kishte thënë vajza.

Çfarë i ka treguar vajza babait?

Si fillim i shpjegoi çdo gjë babait të saj, por jo me detaje, pasi ishte në gjendje të rënduar. Pas insistimeve të herëpashershme me vajzën së tij, ai mori vesh se cili ishte autori. Autori nuk ka pranuar asgjë, por ka pasur konflikt mes tyre. Nuk dihet se si është shkrepur arma.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco