FOTO/ I kapet 400.000 € kokainë, arrestohet bosi shqiptar i trafikut të drogës që flinte mbi para

FOTO/ I kapet 400.000 € kokainë, arrestohet bosi shqiptar i trafikut të drogës që flinte mbi para

12:54, 18/05/2017
A+ Aa A-

Një shqiptar, i konsideruar “bosi” i një organizate trafiku droge italo-shqiptar dhe një korrier, janë arrestuar nga karabinierët e Osimo-s në Itali, që kanë sekuestruan 2.5 kg kokainë të pastër.

Korrieri i drogës që furnizonte organizatën kriminale, një italian me iniciale B.R., 65 vjeç është ndaluar nga efektivët gjatë natës teksa lëvizte me një makinë tip “Fiat Croma” në autostradën, në Modena.

Në makinën që vinte nga Roterdami i Holandës, u gjetën të fshehura dy paketime, brenda së cilave ishin 2.5 kg kokainë e pastër, e mbështjellë me celofan. Droga ishte fshehur në sediljen e pasme. Lënda narkotie, së bashku me makinën u sekuestruan.

Image

Droga, me vlerë 400.000 euro, ishte parashikuar të ndahej në doza të vogla në banesën e korrierit italian, raportojnë mediat lokale.

Image

Në të njëjtën kohë, u arrit të identifikohej dhe u arrestua në komunën Jesi të Ancona-s edhe shqiptari, koka e organizatës së drogës. Në pranga është vënë 47-vjeçari H.Z., pa një vendbanim fiks në Itali, i martuar, e me precedentë të mëparshëm. Leja e tij e qëndrimit të shtetin fqinjë ishte e rregullt, ndërsa raportohet se shqiptari rezultonte i papunë.

Ai u gjurmua në mëngjes dhe u ndalua në rrugën “Erbarella”, teksa lëvizte me një makinë. Automjeti u bllokua dhe 47-vjeçari u zbrit nga makina nga efektivët, të cilët e prangosën në rrugë nën akuzën e posedimit dhe importimit të substancave narkotike me qëllim shitjen, e kryer në bashkëpunim.

Në vrazhdën e aksionit, agjentët mësynë në një banesë në Punta Marina Terme (zonë bregdetare), Ravenna, e një të afërmi të të arrestuarit. Pikërisht në atë banesë, H.Z. kishte fjetur një natë më parë.

Në dhomën e gjumit të banesës, të fshehura në dyshek, u gjetën 10.6000 euro të cilat u sekuestruan, pasi dyshohen si të ardhura nga trafikimi i drogës.

/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco