Volos: Çfarë tregoi ekspertiza mjeko-ligjore në trupin e 33-vjeçarit, që dhunoi 18-vjeçaren

Volos: Çfarë tregoi ekspertiza mjeko-ligjore në trupin e 33-vjeçarit, që dhunoi 18-vjeçaren

10:30, 14/01/2024
A+ Aa A-

Babai i vajzës  e ka goditur në kokë dhe e ka qëlluar në bark

Trupi i 33-vjeçarit i cili u vra nga kunati 50-vjeçar mbrëmjen e së martës (9 janar) në Volos në Greqi është transferuar në Shërbimin Mjekësor të Selanikut.

Sipas informacioneve, ekspertiza mjeko-ligjore ka konstatuar plagë në bark (nga të shtënat) dhe lëndime kraniocerebrale (me sa duket nga kondaku i pushkës që e ka goditur në kokë).

50-vjeçari e vrau vëllanë e gruas së dytë, sepse kishte vite që i përdhunonte vajzën. 

Fatmir Tarellari, autori, e ka mësuar vetëm katër ditë më parë abuzimin seksual që ka pësuar vajza e tij që në moshën 9-vjeçare dhe shantazhin që i bëhej më pas për të mos folur. Megjithatë, 18-vjeçarja nuk ia ka treguar emrin e autorit, por kjo ka ndodhur pas shumë presioneve mëngjesin e së martës kur të dy ndodheshin në zyrën e avokatit për këtë rast konkret.

33-vjeçari i kishte vënë syrin vajzës së burrit të motrës, vajzës së dhëndrit, që në moshën 9-vjeçare. Fillimisht, duke përfituar nga mungesa e prindërve teksa ata ishin në punë, ai iu afrua fëmijës dhe e ngacmoi verbalisht. Më pas nisi ta përkëdhelte dhe ta prekte në vende të fshehta, ndërsa sapo e mitura mbushi 12 vjeç, filloi ta përdhunojë.

Sipas informacioneve, 33-vjeçari dyshohet se e ka përdhunuar vajzën 3-4 herë, që nga mosha 12 deri në 14 vjeç, duke i filmuar në të njëjtën kohë veprimet e tij perverse me celular.

Prej disa vitesh, e mitura e mbante gojën mbyllur për atë që po përjetonte nga vëllai i njerkës së saj. Vajza u kishte treguar disa gjëra motrave të saj për sjelljen e tij “të çuditshme”, por pa  dhënë megjithatë detaje.

Adoleshentja i tregoi babait, mesazhet që i kishte dërguar kunati nga martesa e tij e dytë, duke i treguar se ishte ai përdhunuesi i saj. “Nëse nuk më jep paratë, do t’i tregoj të gjithëve dhe familjes tënde për fotot”, mësohet se ka shkruar kunati i 50-vjeçarit në një nga mesazhet ku i kërcënonte vajzën.

Siç 18-vjeçarja i ka treguar të atit, shantazhi ka nisur rreth 12 muaj më parë kur ai i tregoi vajzës se kishte në celularin e tij video dhe foto të akteve të tij të neveritshme. Që atëherë ai i ka kërkuar shpesh para që ai të mos ia dërgonte familjes.

Përveç mesazheve kërcënuese, në celular gjenden video dhe foto me skena dhunimi dhe për këtë pajisja është dërguar në laboratorët e mjekësisë ligjore të Greqisë për të nxjerrë të gjitha çfarë kishte në të. Në të njëjtën kohë, prova të reja po dalin në dritë për aktivitetin pervers të të vrarit.

Paraditen e së martës, ajo i ka treguar emrin e përdhunuesit, babait të saj 50-vjeçar, i cili pak orë më vonë e vrau/ar.sh/SYRI.NET

Lexo: Volos: 'Nuk dija gjë, ai e mbulonte' thotë motra e 33-vjeçarit, njerka e fëmijës që u përdhunua për 9 vjet

Lexo: Volos: 'Do ta zgjidh unë' i tha babai së bijës dhe e vrau kunatin që e përdhunonte që në moshën 9 vjeçare

Lexo:  Volos: 50-vjeçari shqiptar vret kunatin e tij, sepse i përdhunoi vajzën e vogël pa nënë për 9 vjet

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco