Volos: 'Nuk dija gjë, ai e mbulonte' thotë motra e 33-vjeçarit, njerka e fëmijës që u përdhunua për 9 vjet

Volos: 'Nuk dija gjë, ai e mbulonte' thotë motra e 33-vjeçarit, njerka e fëmijës që u përdhunua për 9 vjet

11:09, 10/01/2024
A+ Aa A-

Bashkëshortja e autorit të vrasjes dhe motra e viktimës tha për protothema.gr se i shoqi “më ka marrë në telefon dhe më tha 'të kam vrarë vëllanë'”.

Greqi - Tronditje dhe neveri shkaktojnë detajet e një krimit të ri të ndodhur mbrëmjen e së martës (9 janar) në Volos me të vdekur një 33-vjeçar, i cila dyshohet se ka përdhunuar prej vitesh vajzën e mitur të bashkëshortit të motrës së tij.

Mëngjesin e djeshëm vajza vendosi të hapej me të atin për tmerrin që përjetoi nga 33-vjeçari, duke treguar njëkohësisht se ai edhe po e e shantazhonte me video dhe foto për t'i mbajtur gojën mbyllur.

Babai 50-vjeçar ka marrë pushkën e gjahut dhe me pretendimin se makina e tij ka pësuar dëmtime mekanike, ka pritur viktimën në rrugën provinciale Volou-Zagoras.

Aty pasi janë debatuar ashpër, 50-vjeçari e ka ekzekutuar me një plumb në kokë dhe më pas është dorëzuar në Polici.

Njëkohësisht, bashkëshortja e autorit dhe motra e viktimës, në deklaratat e saj për protothema.gr, tregon se rasti doli në dritë tre ditë më parë, pasi deri atëherë 18-vjeçarja nuk kishte përmendur asgjë për përdhunimet.

Në të njëjtën kohë, ajo tregon për qëndrimin e viktimës pasi siç thotë ajo, vëllai i saj ishte kujdesur të mbulonte veprimin e tij pervers.

“Këtë e kam mësuar 3-4 ditë më parë. Nuk dija gjë, ai e mbulonte. As vajza nuk më tha gjë. Dhe burri im e mësoi dhe e vrau. Më mori dhe më tha ‘Të vrava vëllanë” në një gjendje shoku./ar.sh/SYRI.NET

Lexo edhe: Volos: 50-vjeçari shqiptar vret kunatin e tij, sepse i përdhunoi vajzën e mitur për 9 vjet

Lexo edhe: 'Do ta zgjidh unë' i tha babai së bijës dhe e vrau kunatin që e përdhunonte që të vogël

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco