Prindërit e 34-vjeçarit të martuar me 14-vjeçaren: Bëmë dasmë, por kishim frikë se mos vinin me kallashë

Prindërit e 34-vjeçarit të martuar me 14-vjeçaren: Bëmë dasmë, por kishim frikë se mos vinin me kallashë

13:20, 12/01/2024
A+ Aa A-

Një 34-vjeçar është arrestuar për kryerje të marrëdhënieve seksuale me të mitur.

Aranit Arapi u arrestua në banesën e tij në fshatin Kryekuq të Bashkisë së Divjakës. Ai ishte martuar me një të mitur, dhe pas denoncimeve të shumta në polici të familjes së vajzës, ditën e djeshme atij i janë vënë prangat.

Vajza 14-vjeçare nga Roskoveci i Fierit kishte 10 muaj që qëndronte e martuar me 34-vjeçarin.

Pas arrestimit, prindërit e djalit tregojnë se ata i kishin bërë dasmë dhe nusen e kishin në shtëpi.

“Kur vajtëm atje ne, ishin të gjithë xhaxhallarët e dajot, i thashë djalit mos bëjnë ndonjë sherr. Ata më thanë, e dini çfarë do bënim ne, çunin tënd do ta vrisnim, do ta thernim. Goca tha 'unë dua'. Na thanë pas 3 ditësh do vijmë ne te ju, pastaj i thanë çunit mos hajde. I bëmë dasmën ne, se ata nuk donin. E kemi bërë dasmën me frikë mos na vinin me kallashë, nuk e di".

"Na erdhi policia e Divjakës, ka marrë çunin. Djali ka 10 muaj që e ka marrë këtu gocën. Na erdhën prindërit e saj. Ata kanë bërë denoncim. Ata i bënin presion gocës. Erdhën ata, na morën në telefon. Erdhën, i qerasëm, kur erdhi çuni, i thanë gocës do të marrim, do vijë policia. Nusja mori mësuesen në telefon, po jo i thanë se e kishin bërë prindërit. Në shkollë nuk donte të shkonte se kishte frikë mos e merrnin”, tha nëna e të arrestuarit.

“Dasmën e bëra unë në gusht, m'u krijua mundësia e doja t'i gëzoja. Prindërit e asaj më thanë s’ke punë ta bësh gocën time nuse. Ata i bënin presion nuses, ajo u sëmur 4 ditë në spital ndejti në agoni. Djali u thirr 3 herë në polici. Vajza ka ardhur me dëshirë. Ishte në klasë të 7, unë doja të merrja dokumentet ta bënte shkollën këtu, ajo nuk pranoi”, tha babai i të arrestuarit.

Pas arrestimit te 34-vjeçarit, nusja minorene është larguar nga banesa e burrit dhe po asistohet nga  punonjësit socialë dhe psikologia, po nuk dihet vendndodhja e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco