VIDEO/ Qytetari humb jetën në Gjykatën e Tiranës, viktima ishte profesor në artet marciale

10:48, 12/01/2024
A+ Aa A-

Një qytetar humbi jetën në Gjykatën e Tiranës.

SYRI TV raporton se ai ishte paraqitur për t’u njohur me datën e gjyqit. Por atij i ka rënë infarkt në hollin e gjykatës. Bluzat e bardha kanë konfirmuar vdekjen e tij.

Dëshmitarët thanë se ai nuk ishte ndjerë mirë. Pasi ishte ulur në karrige, ishte rrëzuar në tokë.

Dyshohet se ai ka humbur jetën për shkak të një arresti kardiak.

Burmet e SYRI TV thonë se viktima ishte Ilia Drini, i kallëzuar nga një shtetase.

Sot ai ishte interesuar dhe kishte ardhur në gjykatë për të takuar avokatin. Ishte profesor në arte marciale

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco